Published on: 28/04/2023
VENDIM Nr. 200, datë 7.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIM I BLLOKUT TË BANESAVE TË KUFIZUAR NGA BULEVARDI ‘ÇAMËRIA’, RRUGA ‘PELIVAN LESKAJ’, RRUGA ‘PIRO SAVA’ DHE RRUGA ‘KUJTIM BEQIRI’”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikim i bllokut të banesave të kufizuar nga bulevardi ‘Çamëria’, rruga ‘Pelivan Leskaj’, rruga ‘Piro Sava’ dhe rruga ‘Kujtim Beqiri’”, Bashkia Vlorë.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
- Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 36 852 455.36 (tridhjetë e gjashtë milionë e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë e katërqind e pesëdhjetë e pesë pikë tridhjetë e gjashtë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 36 852 455.36 (tridhjetë e gjashtë milionë e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë e katërqind e pesëdhjetë e pesë pikë tridhjetë e gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Vlorë.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Vlorë.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Vlorë.
- Bashkia Vlorë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Vlorë.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Vlorë, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Vlorë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË PRONË PRIVATE, TË TË CILËVE PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIM I BLLOKUT TË BANESAVE TË KUFIZUAR NGA BULEVARDI ‘ÇAMËRIA’, RRUGA ‘PELIVAN LESKAJ’, RRUGA ‘PIRO SAVA’ DHE RRUGA ‘KUJTIM BEQIRI’, BASHKIA VLORË
PRONARI | TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) | TË DHËNAT PËR SHPRONËSIM | SHËNIME | ||||||||||||||
Nr. | Pronari | ZK | Nr. Pasurisë | Lloji i Pasurisë | Volum | faqe | Truall
m2 |
Ndërtesë
m2 |
Sipërfaqe Trualli | Çmimi i truallit lek/m² | Vlera e truallit, lek | Sipërfaqe ndërtimi | Çmimi i ndërtimit lek/m² | Vlera e ndërtimit, lek | Vlera e truall dhe ndërtesë | KUFIZIME SIPAS KARTELËS SË PASURISË | Adresa |
1 | Spiro Andon Trifoni | 8602 | 27/90-ND | Ndërtesë | 9 | 64 | 50 | 10,903.00 | 0 | 50 | 77,514.20 | 3,875,710.00 | 3,875,710.00 | Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë
C. Të drejtat reale; nr. regj. bosh, datë 1.8.2014, shteti është pronar i pasurisë 27/40-T vol. 9 faqe 57 mbi pasurinë 27/40-ND. D. Kufizimet e pronësisë: me nr. 00004255, datë 1.8.2014. Në bazë të vërtetimit të faktit juridik nr. 384 Andon Trifoni ka në pronësi pasurinë nr. 27/90-ND. |
Vlorë | ||
2 | Albana Piro Çela | 8602 | 27/90+1-2 | Apartament | 6 | 79 | 70 | 10,903.00 | 0 | 70 | 77,514.20 | 5,425,994.00 | 5,425,994.00 | Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë | Vlorë | ||
3 | Berta Meçani, Kastriot Meçani, Robert Meçani, Natasha Likaj, Suzana Meçani | 8602 | 27/28+1-1 | Apartament | 8 | 72 | 0 | 56.8 | 10,903.00 | 0 | 56.8 | 77,514.20 | 4,402,806.56 | 4,402,806.56 | Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë | Vlorë | |
4 | Antoneta Haxhi Luloj | 8602 | 27/28+1-3 | Apartament | 8 | 74 | 34.4 | 56.8 | 34.4 | 10,903.00 | 375063.2 | 56.8 | 77,514.20 | 4,402,806.56 | 4,777,869.76 | Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë Në bazë të formularit nr. 2 ka privatizuar edhe 34.4 m2 truall | Vlorë |
5 | Andon Spiro Trifoni, Dhimitraq Andon Trifoni, Kristina Stefan Trifoni, Lorenc Andon Trifoni, Margarita Andon Trifoni, Spiro Andon Trifoni, Suzana Iliraq Trifoni | 8602 | 27/28+2-5 | Apartament | 8 | 76 | 0 | 56.8 | 10,903.00 | 0 | 56.8 | 77,514.20 | 4,402,806.56 | 4,402,806.56 | Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë | Vlorë | |
6 | Aferdita Skenderi, Ali Haxhi Skenderi, Arjan Skenderi, Artur Skenderi | 8602 | 27/28+2-6 | Apartament | 8 | 77 | 0 | 56.8 | 10,903.00 | 0 | 56.8 | 77,514.20 | 4,402,806.56 | 4,402,806.56 | Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë | Vlorë | |
7 | Albana Piro Çela | 8602 | 27/28+2-7 | Apartament | 8 | 78 | 35.2 | 56.8 | 35.2 | 10,903.00 | 383785.6 | 56.8 | 77,514.20 | 4,402,806.56 | 4,786,592.16 | Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë. Në bazë të formularit nr. 2 ka privatizuar edhe 35.2 m2 truall | Vlorë |
8 | Tatjana Muharrem Hoxhaj | 8602 | 27/28+2-8 | Apartament | 8 | 79 | 34.4 | 56.8 | 34.4 | 10,903.00 | 375063.2 | 56.8 | 77,514.20 | 4,402,806.56 | 4,777,869.76 | Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë. Në bazë të formularit nr. 2 ka privatizuar edhe 34.4 m2 truall | Vlorë |
Vlera totale e shpronësimit | 36,852,455.36 |