Publikuar më: 28/04/2023

VENDIM Nr. 200, datë 7.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIM I BLLOKUT TË BANESAVE TË KUFIZUAR NGA BULEVARDI ‘ÇAMËRIA’, RRUGA ‘PELIVAN LESKAJ’, RRUGA ‘PIRO SAVA’ DHE RRUGA ‘KUJTIM BEQIRI’”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikualifikim i bllokut të banesave të kufizuar nga bulevardi ‘Çamëria’, rruga ‘Pelivan Leskaj’, rruga ‘Piro Sava’ dhe rruga ‘Kujtim Beqiri’”, Bashkia Vlorë.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Vlorë.
  3. Pronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “ndërtesë”, me një vlerë të përgjithshme prej 36 852 455.36 (tridhjetë e gjashtë milionë e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë e katërqind e pesëdhjetë e pesë pikë tridhjetë e gjashtë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit prej 36 852 455.36 (tridhjetë e gjashtë milionë e tetëqind e pesëdhjetë e dy mijë e katërqind e pesëdhjetë e pesë pikë tridhjetë e gjashtë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Vlorë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Vlorë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Vlorë.
  8. Bashkia Vlorë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Vlorë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Vlorë, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Vlorë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Bashkia Vlorë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Vlorë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

 Edi Rama

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË PRONË PRIVATE, TË TË CILËVE PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “RIKUALIFIKIM I BLLOKUT TË BANESAVE TË KUFIZUAR NGA BULEVARDI ‘ÇAMËRIA’, RRUGA ‘PELIVAN LESKAJ’, RRUGA ‘PIRO SAVA’ DHE RRUGA ‘KUJTIM BEQIRI’, BASHKIA VLORË

PRONARI TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) TË DHËNAT PËR SHPRONËSIM SHËNIME
Nr. Pronari ZK Nr. Pasurisë Lloji i Pasurisë Volum  faqe Truall

m2

Ndërtesë

 m2

Sipërfaqe Trualli  Çmimi i truallit lek/m² Vlera e truallit, lek Sipërfaqe ndërtimi  Çmimi i ndërtimit lek/m²  Vlera e ndërtimit, lek  Vlera e truall dhe ndërtesë KUFIZIME SIPAS KARTELËS SË PASURISË Adresa
1 Spiro Andon Trifoni 8602 27/90-ND Ndërtesë 9 64 50  10,903.00 0 50 77,514.20 3,875,710.00  3,875,710.00 Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë

C. Të drejtat reale; nr. regj. bosh, datë 1.8.2014, shteti është pronar i pasurisë 27/40-T vol. 9 faqe 57 mbi pasurinë 27/40-ND.

D. Kufizimet e pronësisë: me nr. 00004255, datë 1.8.2014. Në bazë të vërtetimit të faktit juridik nr. 384 Andon Trifoni ka në pronësi pasurinë nr. 27/90-ND.

Vlorë
2 Albana Piro Çela 8602 27/90+1-2 Apartament 6 79 70  10,903.00 0 70 77,514.20 5,425,994.00  5,425,994.00 Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë Vlorë
3 Berta Meçani, Kastriot Meçani, Robert Meçani, Natasha Likaj, Suzana Meçani 8602 27/28+1-1 Apartament 8 72 0 56.8  10,903.00 0 56.8 77,514.20 4,402,806.56  4,402,806.56 Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë Vlorë
4 Antoneta Haxhi Luloj 8602 27/28+1-3 Apartament 8 74 34.4 56.8 34.4  10,903.00 375063.2 56.8 77,514.20 4,402,806.56  4,777,869.76 Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë Në bazë të formularit nr. 2 ka privatizuar edhe 34.4 m2 truall Vlorë
5 Andon Spiro Trifoni, Dhimitraq Andon Trifoni, Kristina Stefan Trifoni, Lorenc Andon Trifoni, Margarita Andon Trifoni, Spiro Andon Trifoni, Suzana Iliraq Trifoni 8602 27/28+2-5 Apartament 8 76 0 56.8  10,903.00 0 56.8 77,514.20 4,402,806.56  4,402,806.56 Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë Vlorë
6 Aferdita Skenderi, Ali Haxhi Skenderi, Arjan Skenderi, Artur Skenderi 8602 27/28+2-6 Apartament 8 77 0 56.8  10,903.00 0 56.8 77,514.20 4,402,806.56  4,402,806.56 Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë Vlorë
7 Albana Piro Çela 8602 27/28+2-7 Apartament 8 78 35.2 56.8 35.2  10,903.00 383785.6 56.8 77,514.20 4,402,806.56  4,786,592.16 Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë. Në bazë të formularit nr. 2 ka privatizuar edhe 35.2 m2 truall Vlorë
8 Tatjana Muharrem Hoxhaj 8602 27/28+2-8 Apartament 8 79 34.4 56.8 34.4  10,903.00 375063.2 56.8 77,514.20 4,402,806.56  4,777,869.76 Konfirmuar nga ASHK Drejtoria Vendore Vlorë. Në bazë të formularit nr. 2 ka privatizuar edhe 34.4 m2 truall Vlorë
Vlera totale e shpronësimit  36,852,455.36