Published on: 08/05/2023

VENDIM Nr. 259, datë 27.4.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI I ZONËS SË MBROJTUR NGA LUMI OSUM DHE RIJETËZIMI I FASADAVE TË QENDRËS SË QYTETIT URA VAJGURORE, BASHKIA DIMAL”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi i zonës së mbrojtur nga lumi Osum dhe rijetëzimi i fasadave të qendrës së qytetit Ura Vajgurore, Bashkia Dimal”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Dimal.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 604 285.5 (gjashtëqind e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë pikë pesë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 604 285.5 (gjashtëqind e katër mijë e dyqind e tetëdhjetë e pesë pikë pesë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Dimal.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Dimal.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Dimal.
  8. Bashkia Dimal kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Dimal.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Dimal për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimin e aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Dimal për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Dimal, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

LISTA EMËRORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “REHABILITIMI I ZONËS SË MBROJTUR NGA LUMI OSUM DHE RIJETËZIMI I FASADAVE TË QENDRËS SË QYTETIT URA VAJGURORE”

Nr. PRONARI TË DHËNA HIPOTEKARE VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM SHËNIME (Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)
ARË TRUALL VLERA TOTALE (lek)
Emri Atësia Mbiemri Fshati ose qyteti Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Arë (m2) Truall (m2) Ndërtesë (m2) Volumi Faqe Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera  (lek) Sipërfaqja (m2) Çmimi  (lek/m2) Vlera  (lek)
A B C C Ç D E F G H I J K L M N O P Q Y Z
Anila Fatmir Majuni Konfirmuar nga ASHK-ja, mbi këtë pasuri ka dy ndërtime të paligjshme
Armando Fatmir Majuni
Azis Metin Ruli
Fatmir Irfan Majuni
Fatmira Ali Selenica
1 Graciala Metin Ruli Urë Vajgurore 3682 1/502 Truall 3500 3500 6 203 0 231.7 2375 550,287.5 550,287.5
Kujtim Ali Kuçi
Luan Ali Kuçi
Mirjana Metin Ruli
Qamile Ali Kuçi
Zhaneta Ali Çakmaxhaijan
2 Afrim Xheladin Lybesha

Eglantina Adem Lybesha

Urë Vajgurore 3682 1/390 Arë+ Truall 960 960 200 106 1 6 188 203 38164 0 38,164.0 Konfirmuar nga ASHK-ja. Më datë 10.7.2020 është kryer rivlerësimi i pasurisë në shumën 3,922,000. Ky rivlerësim është i vlefshëm deri në kryerjen e një transaksioni mbi pasurinë e rivlerësuar, përveç trashëgimisë ligjore, në përputhje me udhëzimin nr. 29, datë 30.7.2018. Lloji i pasurisë arë + truall R.009, 21.6.2005 lëshohet certifikatë datë 21.6.2005. Me urdhrin nr. 11 u bë korrigjimi i referencës. Me referencë 1897 671
3 Saimir Zeni Guraj Urë Vajgurore 3682 1/388 Arë 765 765 1 4 78 203 15834 0 15,834.0 Konfirmuar nga ASHK-ja
SHUMA 53,998 550,287.5 604,285.5