Published on: 27/06/2022
VENDIM Nr. 377, datë 1.6.2022
PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 228, DATË 29.2.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË–ELBASAN”, TË NDRYSHUAR
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Në vendimin nr. 228, datë 29.2.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
- Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:
“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen “tokë bujqësore” dhe “truall”, prej 634 712 (gjashtëqind e tridhjetë e katër mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë) m², me vlerë të përgjithshme 215 870 150.2 (dyqind e pesëmbëdhjetë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë mijë e njëqind e pesëdhjetë pikë dy) lekë, për objekte, me vlerë 157 232 702 (njëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë e shtatëqind e dy) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 373 102 852.2 (treqind e shtatëdhjetë e tre milionë e njëqind e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy pikë dy) lekësh.”.
- Në pikën 4, vlera prej “… 10 637 500 (dhjetë milionë e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind) lekësh…” zëvendësohet me vlerën prej “… 10 687 500 (dhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind lekësh…”.
- Në pikën 5 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
- a) Vlera prej “… 365 550 631.2 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e pesëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e një pikë dy) lekësh…” zëvendësohet me vlerën prej “…373 102 852.2 (treqind e shtatëdhjetë e tre milionë e njëqind e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy pikë dy) lekësh…”;
- b) Pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:
“ç) 7 552 221 (shtatë milionë e pesëqind e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind e njëzet e një) lekë përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2022, për Autoritetin Rrugor Shqiptar.”.
- Tabelës bashkëlidhur vendimit i hiqet pasuria nr. 125/5, zonë kadastrale 2735, me sipërfaqe të shpronësuar 1 739 m² (një mijë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë), me vlerë kompensimi 405 187 (katërqind e pesë mijë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë dhe i shtohet tabela që i bashkëlidhet këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Arben Ahmetaj
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË PRONË PRIVATE TË TË CILËVE PREKEN NGA DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VKM-në NR. 228, DATË 29.2.2012, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË–ELBASAN, TË NDRYSHUAR” | ||||||||||
Nr. |
TË DHËNAT PËR PRONARIN | VLERËSIMET | VLERA |
Shënime |
||||||
Emri i pronarit |
Z.K. |
NR. PAS. | LLOJI I PASURISË | SIP. TOTALE | SIP. SHPRONËS. (m2) | ÇMIMI
(LEKË/ m2) |
Vlera (lekë) | TOTALE (LEKË) | ||
1 | Zamir Rexhep Metani | 2735 | 113/27 | arë | 1,594 | 587 | 399 | 234,213 | 234,213 | Konfirmim nga ASHK-ja |
2 | Zamir Rexhep Metani | 2735 | 113/28 | truall | 456 | 456 | 3,560 | 1,623,360 | 1,623,360 | Konfirmim nga ASHK-ja |
3 | B.P. Metani, Binaj, Aliko | 2735 | 113/9 | arë | 5,000 | 1,742 | 399 | 695,058 | 695,058 | Konfirmim nga ASHK-ja |
4 | Ismail Myrteza Kurtaj | 1170 | 46/3 | ullishte | 800 | 190 | 375 | 71,250 | 71,250 | Konfirmim nga ASHK-ja |
5 | Arben Hysen Cala | 2704 | 484/6/1 | arë | 2,000 | 145 | 523 | 75,835 | 75,835 | Konfirmim nga ASHK-ja |
6 | Arben Hysen Cala | 2704 | 484/7 | truall | 2,000 | 104 | 3,283 | 341,432 | 341,432 | Konfirmim nga ASHK-ja |
7 | Petrit Shefqet Fusha | 2704 | 484/13 | vresht | 800 | 63 | 523 | 32,949 | 32,949 | Konfirmim nga ASHK-ja |
8 | Zyber Mustafa Tarja | 2752 | 19/2 | arë | 1,200 | 158 | 448 | 70,784 | 70,784 | Konfirmim nga ASHK-ja |
9 | Mësar Liman Zhullima | 1170 | 71/30 | arë | 16,500 | 1,166 | 375 | 437,250 | 437,250 | Konfirmim nga ASHK-ja |
10 | Riza Vesel Beka | 1977 | 126/2 | arë | 1,660 | 237 | 470 | 111,390 | 111,390 | Konfirmim nga ASHK-ja |
11 | Sefer Hasan Sherifi | 1977 | 125/10 | pemëtore | 2,910 | 2,910 | 470 | 1,367,700 | 1,367,700 | Konfirmim nga ASHK-ja |
12 | Sami Hysmet Sherifi | 1977 | 44/94 | pemëtore | 5,300 | 5,300 | 470 | 2,491,000 | 2,491,000 | Konfirmim nga ASHK-ja |
Vlera totale | 13,058 | 7,552,221 | 7,552,221 | |||||||
Vlerësimi për pasuritë e llojit “truall” dhe “arë”, “pemëtore”, “ullishte” dhe “vresht”, është bërë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë. |