Publikuar më: 27/06/2022

VENDIM Nr. 377, datë 1.6.2022

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË VENDIMIN NR. 228, DATË 29.2.2012, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË–ELBASAN”, TË NDRYSHUAR

 

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Në vendimin nr. 228, datë 29.2.2012, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen ndryshimet dhe shtesat e mëposhtme:
  2. Pika 3 ndryshohet, si më poshtë vijon:

“3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën bashkëlidhur këtij vendimi, për sipërfaqen “tokë bujqësore” dhe “truall”, prej 634 712 (gjashtëqind e tridhjetë e katër mijë e shtatëqind e dymbëdhjetë) m², me vlerë të përgjithshme 215 870 150.2 (dyqind e pesëmbëdhjetë milionë e tetëqind e shtatëdhjetë mijë e njëqind e pesëdhjetë pikë dy) lekë, për objekte, me vlerë 157 232 702 (njëqind e pesëdhjetë e shtatë milionë e dyqind e tridhjetë e dy mijë e shtatëqind e dy) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi prej 373 102 852.2 (treqind e shtatëdhjetë e tre milionë e njëqind e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy pikë dy) lekësh.”.

  1. Në pikën 4, vlera prej “… 10 637 500 (dhjetë milionë e gjashtëqind e tridhjetë e shtatë mijë e pesëqind) lekësh…” zëvendësohet me vlerën prej “… 10 687 500 (dhjetë milionë e gjashtëqind e tetëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind lekësh…”.
  2. Në pikën 5 bëhen ndryshimi dhe shtesa e mëposhtme:
  3. a) Vlera prej “… 365 550 631.2 (treqind e gjashtëdhjetë e pesë milionë e pesëqind e pesëdhjetë mijë e gjashtëqind e tridhjetë e një pikë dy) lekësh…” zëvendësohet me vlerën prej “…373 102 852.2 (treqind e shtatëdhjetë e tre milionë e njëqind e dy mijë e tetëqind e pesëdhjetë e dy pikë dy) lekësh…”;
  4. b) Pas shkronjës “c” shtohet shkronja “ç”, me këtë përmbajtje:

“ç) 7 552 221 (shtatë milionë e pesëqind e pesëdhjetë e dy mijë e dyqind e njëzet e një) lekë përballohen nga buxheti i miratuar për vitin 2022, për Autoritetin Rrugor Shqiptar.”.

  1. Tabelës bashkëlidhur vendimit i hiqet pasuria nr. 125/5, zonë kadastrale 2735, me sipërfaqe të shpronësuar 1 739 m² (një mijë e shtatëqind e tridhjetë e nëntë), me vlerë kompensimi 405 187 (katërqind e pesë mijë e njëqind e tetëdhjetë e shtatë) lekë dhe i shtohet tabela që i bashkëlidhet këtij vendimi.
  2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Autoriteti Rrugor Shqiptar, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin, Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut të Tiranës dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Arben Ahmetaj

 

 

LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË PRONË PRIVATE TË TË CILËVE PREKEN NGA DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË VKM-në NR. 228, DATË 29.2.2012, “PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR TIRANË–ELBASAN, TË NDRYSHUAR”
 

Nr.

TË DHËNAT PËR PRONARIN VLERËSIMET VLERA  

               Shënime

 

Emri i pronarit

 

Z.K.

NR. PAS. LLOJI I PASURISË SIP. TOTALE SIP. SHPRONËS. (m2) ÇMIMI

(LEKË/ m2)

Vlera (lekë) TOTALE (LEKË)
1 Zamir Rexhep Metani 2735 113/27 arë 1,594 587 399 234,213 234,213 Konfirmim nga ASHK-ja
2 Zamir Rexhep Metani 2735 113/28 truall 456 456 3,560 1,623,360 1,623,360 Konfirmim nga ASHK-ja
3 B.P. Metani, Binaj, Aliko 2735 113/9 arë 5,000 1,742 399 695,058 695,058 Konfirmim nga ASHK-ja
4 Ismail Myrteza Kurtaj 1170 46/3 ullishte 800 190 375 71,250 71,250 Konfirmim nga ASHK-ja
5 Arben Hysen Cala 2704 484/6/1 arë 2,000 145 523 75,835 75,835 Konfirmim nga ASHK-ja
6 Arben Hysen Cala 2704 484/7 truall 2,000 104 3,283 341,432 341,432 Konfirmim nga ASHK-ja
7 Petrit Shefqet Fusha 2704 484/13 vresht 800 63 523 32,949 32,949 Konfirmim nga ASHK-ja
8 Zyber Mustafa Tarja 2752 19/2 arë 1,200 158 448 70,784 70,784 Konfirmim nga ASHK-ja
9 Mësar Liman Zhullima 1170 71/30 arë 16,500 1,166 375 437,250 437,250 Konfirmim nga ASHK-ja
10 Riza Vesel Beka 1977 126/2 arë 1,660 237 470 111,390 111,390 Konfirmim nga ASHK-ja
11 Sefer Hasan Sherifi 1977 125/10 pemëtore 2,910 2,910 470 1,367,700 1,367,700 Konfirmim nga ASHK-ja
12 Sami Hysmet Sherifi 1977 44/94 pemëtore 5,300 5,300 470 2,491,000 2,491,000 Konfirmim nga ASHK-ja
Vlera totale   13,058   7,552,221 7,552,221  
Vlerësimi për pasuritë e llojit “truall” dhe “arë”, “pemëtore”, “ullishte” dhe “vresht”, është bërë në bazë të vendimit të Këshillit të Ministrave nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë.