Published on: 24/07/2024
VENDIM Nr. 454, datë 10.7.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I KOPSHTIT NR. 37”, BASHKIA TIRANË
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarit të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Ndërtimi i Kopshtit nr. 37”, Bashkia Tiranë.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohet në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “truall”, me një vlerë të përgjithshme prej 25 247 313 (njëzet e pesë milionë e dyqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e trembëdhjetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 25 247 313 (njëzet e pesë milionë e dyqind e dyzet e shtatë mijë e treqind e trembëdhjetë) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Tiranë.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në “Fletoren zyrtare” dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronari i pasurisë së paluajtshme, pronë private, e pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohet, për efekt shpronësimi, pasi të ketë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
- Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarit të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Tiranë për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Veri, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
TABELA E SHPRONËSIMIT TË PRONARIT TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË SHPRONËSOHET, PËR INTERES PUBLIK, PËR REALIZIMIN E PROJEKTIT “NDËRTIMI I KOPSHTIT NR. 37”, BASHKIA TIRANË
Nr. | PRONARI | TË DHËNAT KADASTRALE (SIPAS KARTELËS SË PASURISË) | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | SHËNIME (Kufizime hipotekore, barrë mbi pasurinë, etj.) | ||||||||||||||||
“TRUALL” | “NDËRTESËˮ | |||||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose qytetit | Zonë kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasuirsë | Sipërfaqe totale | Truall (m2) | Ndërtesë (m2) | Volumi | Faqja | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lekë/m2) | Vlera (lekë) | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lekë/m2) | Vlera (lekë) | VLERA TOTALE (lekë) | ||
A | B | C | D | E | F | G | H | J | I | K | L | M | N | O | P | Q | R | S | T | |
1 | Alfred | Robert | Gjata | Tiranë | 8380 | 3/144 | Truall | 496.00 | 496.00 | 0.00 | 20 | 19 | 377.00 | 66,969 | 25,247,313 | 0.00 | 0.00 | 0.00 | 25,247,313 | Konfirmuar nga ASHK Shënim: Seksioni D- i kartelës së pasurisë: Kontratë për vendosje e hipotekës për garantimin e kredisë së dhënë nga banka apo institucion tjetër kredidhënës, sipas vlerave të kredisë UNION BANK, nr. 23988, datë 20.11.2023 |
VLERA TOTALE | 25,247,313 |