Published on: 24/07/2024
VENDIM Nr. 455, datë 10.7.2024 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI URBAN I NJË PJESE TË BLLOKUT NR. 3, NË QENDËR TË QYTETIT TË ROSKOVECIT (FAZA 1)”, BASHKIA ROSKOVEC
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rehabilitimi urban i një pjese të bllokut nr. 3, në qendër të qytetit të Roskovecit (faza 1)”, Bashkia Roskovec.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Roskovec.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “truall” dhe “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 9 431 003 (nëntë milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e tre) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 9 431 003 (nëntë milionë e katërqind e tridhjetë e një mijë e tre) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Roskovec.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Roskovec.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruara në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Roskovec.
- Bashkia Roskovec kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Roskovec.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Roskovec për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë, në favor të Bashkisë Roskovec, për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Roskovec, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Fier, dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
ZËVENDËSKRYEMINISTËR
Belinda Balluku
LISTA EMËRORE E PRONARËVE, PASURITË E PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE TË TË CILËVE SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “REHABILITIMI URBAN I NJË PJESE TË BLLOKUT NR. 3, NË QENDËR TË QYTETIT ROSKOVEC (FAZA 1)”, BASHKIA ROSKOVEC
Nr. rendor | PRONARI | TË DHËNAT KADASTRALE SIPAS KARTELËS SË PASURISË | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM | SHËNIME (kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.) | |||||||||||||||||
ARË | TRUALL | VLERA TOTALE (lek) | |||||||||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Fshati ose qyteti | Z. kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sipërfaqja totale | Arë (m2) | Truall (m2) | Ndërtesë (m2) | Volumi | Faqe | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | Sipërfaqja (m2) | Çmimi (lek/m2) | Vlera (lek) | |||
1 | Eqerem Et’hem Hajrie Ilirjan Jolldiz Kujtim Mehdije Muharrem Pranvera Rubie Senije Umberto Xheladin Ymid | Risilia Resuli Shehu Kongoli Bedini Kryeziu Hoxha Resuli Kryeziu Risilia Resuli Resuli Kryeziu Resuli | Roskovec | 3196 | 2/282 | Truall | 6900 | 0 | 6900 | 0 | 14 | 74 | 6900 | 494 | 3,408,600 | 3,408,600 | Konfirmuar nga ASHK-ja | ||||
2 | Eqerem Et’hem Hajrie Ilirjan Jolldiz Kujtim Mehdije Muharrem Pranvera Rubie Senije Umberto Xheladin Ymid | Risilia Resuli Shehu Kongoli Bedini Kryeziu Hoxha Resuli Kryeziu Risilia Resuli Resuli Kryeziu Resuli | Roskovec | 3196 | 2/283 | Truall | 9775 | 0 | 9755 | 0 | 14 | 75 | 0 | 269 | – | 9775 | 494 | 4,828,850 | 4,828,850 | Konfirmuar nga ASHK-ja
Seksioni D i kartelës së pasurisë: – Referenca nr. 2342, datë 22.7.2017: Me vendimin datë 31.5.2010 të Gjykatës Fier bëhet regjistrimi i padisë nr. 1230 prot., datë 19.5.2010. |
|
3 | Servet | Dervish | Pirra | Roskovec | 3196 | 352/13 | arë | 3687 | 3687 | 0 | 0 | 16 | 123 | 2675 | 269 | 719,575 | 0 | 494 | 0 | 719,575 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
4 | Gezim | Servet | Pirra | Roskovec | 3196 | 352/18 | arë | 2000 | 2000 | 0 | 0 | 16 | 121 | 1286 | 269 | 345,934 | 0 | 494 | 0 | 345,934 | Konfirmuar nga ASHK-ja |
5 | Fredi Zana Rudina Resmije Edlira Mira Xhuljeta | Asqeri Elmas Asqeri Asqeri Asqeri Asqeri Asqeri | Dyle Dyle Mullaj Rrapushaj Haxhiaj Xhaxhaj Dyle | Roskovec | 3196 | 349/10 | arë | 6600 | 6600 | 0 | 0 | 23 | 121 | 476 | 269 | 128044 | 0 | 494 | 0 | 128,044 | Konfirmuar nga ASHK-ja
Seksioni D i kartelës së pasurisë: – Referenca nr. 2817, datë 30.12.2013: Mbi këtë pasuri ka një ndërtim të paligjshëm. |
VLERA TOTALE | 1,193,553 | 8,237,450 | 9,431,003 |