Published on: 10/10/2023

VENDIM Nr. 504, datë 30.8.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I TREGUT PËR SHITJET ME SHUMICË DHE PAKICË I PRODUKTEVE USHQIMORE (TIRANA AGRIKULTURË)”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë i produkteve ushqimore (Tirana Agrikulturë)”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
  3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “vresht”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 434 215.68 (tre milionë e katërqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 3 434 215.68 (tre milionë e katërqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Tiranë.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Tiranë.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
  8. Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Tiranë.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Tiranë.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

KRYEMINISTËR

Edi Rama

 

LISTA EMERORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA PROJEKTI

“NDËRTIMI I TREGUT PËR SHITJET ME SHUMICË DHE PAKICË I PRODUKTEVE USHQIMORE (TIRANA AGRIKULTURË)”

 

Nr. rendor Të dhënat e pronarit Të dhënat kadastrale Të dhënat e shpronësimit Shënime

(kufizime hipotekore barrë mbi pasurinë etj.)

Emër/atësi/mbiemër Qyteti Zona kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sip. totale arë/vresht (m²) Arë/vresht

(m2)

Vol. Faqe Sipërfaqja(m2)

“arë/vresht”

Çmimi (lek/m²) Vlera totale

(lek)

1 DASHAMIR NAILE XHEVRIJE BESIM SEFER MURAT LECI

LECI

LECI

TIRANË 1604 404/89 Arë 208 208 14 229 114.87 448 51,461.76 Konfirmuar nga ASHK-ja
2 BANKA CREDINS TIRANË 1604 404/33 Arë 4000 4000 8 222 827.00 448 370,496.00 Seksioni C: ky regjistrim anulon regjistrimin me numër dokumenti 00002189, bie rivlerësimi në vlerën 29.702.400 lekë aplikimi nr. 17508, dt. 24.7.2020, seksioni E- kjo pasuri u përmirësua/

përditësua me ref. 00002776. Kjo sipërfaqe me AMTP përkon me emërtimin popullor fusha.3.

3 BANKA CREDINS TIRANË 1604 404/44 Arë 3000 3000 9 70 1285.49 448 575,899.52 Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor Rzali i sipërm nr. 304. Kjo pasuri u përmirësua/

përditësuara me ref. 00002787 25

4 BANKA CREDINS TIRANË 1604 404/49 Arë 4700 4700 11 108 152.80 448 68,454.40 Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor fusha. Kjo
pasuri u përmirësua/

përditësuara me ref. 00002792 21

5 FLORA PETRIT MEHMET MEHMET ZENELAJ LECI TIRANË 1604 404/41 Arë 1400 1400 9 67 1400.00 448 627,200.00 Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor ferra e zallit nr. 296. Kjo pasuri u përmirësua/përditësuara me ref. 00002784 18
6 RAMAZAN SAID LECI TIRANË 1604 404/2 Vresht 4000 4000 2 180 3885.50 448 1,740,704.00 Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor fusha e gunës. Kjo pasuri u përmirësua/përditësuara me ref. 00002763 1
TOTALI 7665.66   3,434,215.68  
  1. Për tokën bujqësore, çmimi i llogaritur është marrë nga VKM-ja nr. 89, datë 3.2.2016.
  2. Llogaritjet paraprake të pasurive të kësaj liste janë bazuar në të dhënat e marra nga konfirmimi i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 1 me kërkesën nr. 10899, datë 8.3.2023, dhe AV0 22049, datë 19.4.2023.