Publikuar më: 10/10/2023
VENDIM Nr. 504, datë 30.8.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I TREGUT PËR SHITJET ME SHUMICË DHE PAKICË I PRODUKTEVE USHQIMORE (TIRANA AGRIKULTURË)”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i tregut për shitjet me shumicë dhe pakicë i produkteve ushqimore (Tirana Agrikulturë)”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Tiranë.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “vresht”, me një vlerë të përgjithshme prej 3 434 215.68 (tre milionë e katërqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 3 434 215.68 (tre milionë e katërqind e tridhjetë e katër mijë e dyqind e pesëmbëdhjetë pikë gjashtëdhjetë e tetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Tiranë.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Tiranë.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Tiranë.
- Bashkia Tiranë kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Tiranë.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Tiranë.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi, në favor të Bashkisë Tiranë.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Tiranë, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Tiranë Rurale 1, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Tiranë dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA EMERORE E PRONARËVE QË SHPRONËSOHEN PËR INTERES PUBLIK NGA PROJEKTI
“NDËRTIMI I TREGUT PËR SHITJET ME SHUMICË DHE PAKICË I PRODUKTEVE USHQIMORE (TIRANA AGRIKULTURË)”
Nr. rendor | Të dhënat e pronarit | Të dhënat kadastrale | Të dhënat e shpronësimit | Shënime
(kufizime hipotekore barrë mbi pasurinë etj.) |
||||||||||||
Emër/atësi/mbiemër | Qyteti | Zona kadastrale | Nr. i pasurisë | Lloji i pasurisë | Sip. totale arë/vresht (m²) | Arë/vresht
(m2) |
Vol. | Faqe | Sipërfaqja(m2)
“arë/vresht” |
Çmimi (lek/m²) | Vlera totale
(lek) |
|||||
1 | DASHAMIR NAILE XHEVRIJE | BESIM SEFER MURAT | LECI
LECI LECI |
TIRANË | 1604 | 404/89 | Arë | 208 | 208 | 14 | 229 | 114.87 | 448 | 51,461.76 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |
2 | BANKA CREDINS | TIRANË | 1604 | 404/33 | Arë | 4000 | 4000 | 8 | 222 | 827.00 | 448 | 370,496.00 | Seksioni C: ky regjistrim anulon regjistrimin me numër dokumenti 00002189, bie rivlerësimi në vlerën 29.702.400 lekë aplikimi nr. 17508, dt. 24.7.2020, seksioni E- kjo pasuri u përmirësua/
përditësua me ref. 00002776. Kjo sipërfaqe me AMTP përkon me emërtimin popullor fusha.3. |
|||
3 | BANKA CREDINS | TIRANË | 1604 | 404/44 | Arë | 3000 | 3000 | 9 | 70 | 1285.49 | 448 | 575,899.52 | Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor Rzali i sipërm nr. 304. Kjo pasuri u përmirësua/
përditësuara me ref. 00002787 25 |
|||
4 | BANKA CREDINS | TIRANË | 1604 | 404/49 | Arë | 4700 | 4700 | 11 | 108 | 152.80 | 448 | 68,454.40 | Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor fusha. Kjo pasuri u përmirësua/ përditësuara me ref. 00002792 21 |
|||
5 | FLORA PETRIT | MEHMET MEHMET | ZENELAJ LECI | TIRANË | 1604 | 404/41 | Arë | 1400 | 1400 | 9 | 67 | 1400.00 | 448 | 627,200.00 | Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor ferra e zallit nr. 296. Kjo pasuri u përmirësua/përditësuara me ref. 00002784 18 | |
6 | RAMAZAN | SAID | LECI | TIRANË | 1604 | 404/2 | Vresht | 4000 | 4000 | 2 | 180 | 3885.50 | 448 | 1,740,704.00 | Seksioni E: kjo sipërfaqe në AMTP përkon me emërtimin popullor fusha e gunës. Kjo pasuri u përmirësua/përditësuara me ref. 00002763 1 | |
TOTALI | 7665.66 | 3,434,215.68 |
- Për tokën bujqësore, çmimi i llogaritur është marrë nga VKM-ja nr. 89, datë 3.2.2016.
- Llogaritjet paraprake të pasurive të kësaj liste janë bazuar në të dhënat e marra nga konfirmimi i Drejtorisë Vendore të ASHK-së Tirana Rurale 1 me kërkesën nr. 10899, datë 8.3.2023, dhe AV0 22049, datë 19.4.2023.