Published on: 28/04/2023

VENDIM Nr. 90, datë 22.2.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURISË SË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE ‘BURDULLIAS’, BASHKIA BERAT”

Zmadho tekstin Zvogëlo tekstin

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

 

VENDOSI:

 

  1. Shpronësimin, për interes publik, të bashkëpronarëve të pasurisë së paluajtshme, pronë private, që preket nga realizimi i projektit “Zgjerimi i varrezave publike ‘Burdullias’, Bashkia Berat”.
  2. Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.
  3. Bashkëpronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, që shpronësohet, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse, që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasurinë e llojit “arë”, me një vlerë të përgjithshme prej 491 260 (katërqind e nëntëdhjetë e një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh.
  4. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 491 260 (katërqind e nëntëdhjetë e një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë) lekësh, përballohet nga Bashkia Berat.
  5. Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga Bashkia Berat.
  6. Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
  7. Bashkëpronarët e pasurisë së paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Berat.
  8. Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e bashkëpronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
  9. Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Berat.
  10. Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron kalimin e pronësisë për pasurinë e shpronësuar në favor të Bashkisë Berat, sipas këtij vendimi.
  11. Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasurinë e shpronësuar, deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasurinë e shpronësuar, sipas këtij vendimi.
  12. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Berat, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, Drejtoria e Administrimit dhe e Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat dhe Agjencia Shtetërore për Shpronësimin për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

 

ZËVENDËSKRYEMINISTËR

Belinda Balluku

 

 

 

LISTA EMËRORE E BASHKËPRONARËVE TË PASURISË TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKET NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “ZGJERIMI I VARREZAVE PUBLIKE ‘BURDULLIAS’, BASHKIA BERAT”
NR. PRONARI   VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM S H Ë N I M E (Kufizime hipotekare, barrë mbi pasurinë etj.)
ARË  VLERA TOTALE (lek)
Emri Atësia Mbiemri Z. kadastrale Nr. i pasurisë Lloji i pasurisë Sipërfaqja totale Sipërfaqja (m2) Çmimi (lek/m2) Vlera (lek)
  A B C Ç D E F L M N  Y Z
1 Myfarete Iljas Peshtani 8501 4/149 Arë 2420 2420.0 203 491,260.00 491,260.00 Konfirmuar nga ASHK-ja
Feride Ibrahim Bego
SHUMA 491,260.00 491,260.00  

 

Shënime:

Vlerësimi i pasurisë “arë” është bazuar në VKM-në nr. 138, datë 23.8.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive pronë private, që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, të ndryshuar