Publikuar më: 13/09/2023
VENDIM Nr. 524, datë 7.9.2023 PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I LINJËS KRYESORE DHE SHPËRNDARËSE TË FURNIZIMIT ME UJË TË FSHATRAVE ‘VELABISHT–STATROVË–REMANICË–VETERIK’”
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5, 20 e 21, të ligjit nr. 8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
- Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i linjës kryesore dhe shpërndarëse të furnizimit me ujë të fshatrave ‘Velabisht–Statrovë–Remanicë–Veterik’”.
- Shpronësimi bëhet në favor të Bashkisë Berat.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, që shpronësohen, kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse që paraqitet në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, për pasuritë e llojit “arë” dhe “ullishte”, me një vlerë të përgjithshme prej 188 993 (njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre) lekësh.
- Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej 188 993 (njëqind e tetëdhjetë e tetë mijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre) lekësh, përballohet nga buxheti i Bashkisë Berat.
- Vlera e shpenzimeve procedurale, në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë, përballohet nga buxheti i Bashkisë Berat.
- Shpronësimi fillon menjëherë pas botimit të këtij vendimi në Fletoren Zyrtare dhe afati i përfundimit të shpronësimit është brenda 3 (tre) muajve nga data e hyrjes në fuqi të tij.
- Pronarët e pasurive të paluajtshme, pronë private, të pasqyruar në tabelën që i bashkëlidhet këtij vendimi, kompensohen për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur dokumentacionin justifikues për likuidim pranë Bashkisë Berat.
- Bashkia Berat kryen procedurat për likuidimin e pronarëve të shpronësuar, sipas përcaktimeve të bëra në këtë vendim.
- Afati i fillimit dhe i përfundimit të punimeve është në përputhje me afatet e parashikuara nga Bashkia Berat.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi, nis procedurat për hedhjen e gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale, sipas planimetrisë së shpronësimit të miratuar, dhe regjistron aktin e kalimit të pronësisë për pasuritë e shpronësuara në favor të Bashkisë Berat, sipas këtij vendimi.
- Agjencia Shtetërore e Kadastrës pezullon të gjitha transaksionet me pasuritë e shpronësuara deri në momentin e realizimit të procesit të hedhjes së gjurmës së projektit mbi hartën kadastrale dhe regjistrimit të aktit të kalimit të pronësisë në favor të Bashkisë Berat për pasuritë e shpronësuara, sipas këtij vendimi.
- Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Bashkia Berat, Agjencia Shtetërore e Kadastrës, Drejtoria Vendore Berat, Agjencia Shtetërore për Shpronësimin dhe Drejtoria e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Këshillit të Qarkut Berat për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.
KRYEMINISTËR
Edi Rama
LISTA E PASURIVE TE PALUAJTSHME, PRONE PRIVATE QE PREKEN NGA REALIZIMI I PROJEKTIT “NDËRTIMI I LINJËS KRYESORE DHE SHPËRNDARËSE TË FURNIZIMIT ME UJË TË FSHATRAVE ‘VELABISHT–STATROVË–REMANICË–VETERIK’”
Nr. | PRONARI | VLERËSIMET PËR SHPRONËSIM, SIPAS LLOJIT TË PASURISË | SHËNIME | |||||||||||||
Emri | Atësia | Mbiemri | Zona kadastrale | Nr. i pas. | Lloji ipasurisë | Sip. totale (m²) | “Are” (m2) | Arë dhe ullishte | Vlerat | VLERA TOTALE (lek) | ||||||
Sipërfaqja (m²) | Çmimi (lek/m²) | Vlera (lek) | Vlera e kulturës bujqësore (lek) | Vlera e dru-frutore (lek) | ||||||||||||
1 | Dilaver | Qemal | Gorezi | 3977 | 416/4 | are | 4600 | 4600 | 761 | 203 | 154483 | 154483 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
2 | Ramadan | Faik | Shyti | 3977 | 415/18 | Ullishte | 2600 | 2600 | 170 | 203 | 34510 | 34510 | Konfirmuar nga ASHK-ja | |||
Shuma totale | 188993 |